Lajmet e fundit

Milaim Zeka i del në mbrojtje Behxhet Shalës pas akuzave të Dardan Molliqajt

 

Gazetari Milaim Zeka i del në  mbrojtje Behxhet Shalës i cili u akuzua nga Dardan Molliqaj se i shërben SHIK-ut, akuzat nuk i kurseu as Shala duke e quajtur Molliqaj shërbime sekret i Serbisë.

 

Zeka në një postim në Facebook ka shkruar se : “Dardan Molliqaj, për shkak te një shkrimi te Behxhetit, e paska quajtur “argat te Shikut”. Begja ja paska kthyer se sipas kësaj hipoteze, edhe Dardani mundet me qene “argat i Bias serbe”!

Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë.

Mos u merzit Behgjet Shala

Leter ne mbrojtjen tende

Vetem ata qe e njohin nga afer Behgjet Shalen, e dine cfare burri i mencur, trim dhe i edukuar eshte. Ai eshte kryetar i Keshillit per Mbrojtjen e te Drejtave dhe Lirive te Njeriut. Eshte burr qe me vite, jo vetem qe ka vuajtur neper burgjet e ish Jugosllavise, po edhe e ka informuar opinionin nderkombetar per krimet serbe ne Kosove, kur te tjeret kane bere kokrren e sefas nen ate regjim.

Dardan Molliqaj, per shkak te nje shkrimi te Behgjetit, e paska quajtur “argat te Shikut”. Begja ja paska kthyer se sipas kesaj hipoteze, edhe Dardani mundet me qene “argat i Bias serbe”!

Po ti miku im, edhe pse shume here nuk pajtohem e nuk pajtohesh me shkrimet e mia, mos u merzite fare per kete akuze. Behu imun, ashtu sikurse une.

Jo me larg se sa te enjten, fill pas perfundimit te ndeshjes, lideri i AAK-se, Ramush Haradinaj, me akuzoj se “po shkruaj sipas instruksioneve te Shikut dhe Kadri Veselit”! Kadri Veseli, bashke me Azem Sylen, shume hargjojne energji neper njerez, duke thene qe une punoj per sherbimin siedez, dhe disa sherbime te tjera.

Une di te them vetem nje gje: une dhe ti nuk kemi punuar kurr, madje as nuk kemi bashkepunuar me njerez te UDB es.
Une di te them nje dicka, teper sigurt, qe une dhe ti, nuk kemi lindur te punojme per dikend. Ne kemi lindur te punojme me dikend.
Deklaratat e tilla, sinqerisht jane xhynah per Dardanin. Per ty, krenari. Dardani po tregohet edhe trim. Nje nate pas nje debati ne RTK, beso gati qe ashte rrah fizikisht me Sadri Feratin e LDK se. Ma shume ka hjek Ridvan Berisha me i nda, se sa me udheheq debatin.

Ruana Zot prej politikaneve kauboja!!!

/kosovanews/

Leave a Reply

Your email address will not be published.