Gazetari kontravers Milaim Zeka përmes një postimi në “Facebook” ka treguar për një ngjarje të pazakonshme, në të cilën përfshihet edhe dikur i përkëdheluri i tij Hashim Thaqi shkruan Gazetarilindja.
Për më shumë lexoni postimin e plotë të Gazetarit:
Rralle jam frikesuar sikurse sot
Pas nje wikendi pune ne Zvicer, me ftese te Fondacionit nga Kosova Lindore (Medvegje, Presheve dhe Bujanovc), pas pritjes e mbremjes se paharruar nga Rinora 4, pas takimeve me miqe te mi nga Zvicra, Gjermania e Sllovenia, sot, sebashku me Emen, ora 5 e 30 te mengjesit, u nisem per ne aeroportin e Zurichut. Aty takova shume bashkeatdhetar. Pime kafe me Hajrushin e Shkurte Fejzen. Pak me tutje u perqafuam me Genta Ismailin. Kur hopa, ja mberrijti Hashim Thaqi me Petritin.
Nuk u pershendetem, thjeshte mos me e prishe ritmin e mengjesit.
Kur u ngjitem ne ajer, po i thosha goces qe fluturimi do shkoj per mrekulli. E para se ne avion ishin nja 20 vjehrra, ku nuset ishin lutur qe te mos zbrisnin shnosh.
E dyta, populli shqiptar nuk ka bere aqe gjynahe qe me humbe liderin e vet, Hashim Thaqin, e sidomos te madhin Petrit Selimi.
Dhe e treta, e dija qe nuk jam njeri me fat per me vdek afer Genta Ismajlit.
Pas nje rruge teper te mundimshme, pas shume tentimesh per aterrim ne Prishtine, u leshuam ne Shkup.
Hasha me Petritin dolen, ndersa neve na mbajten edhe nja nje ore brenda ne avion.
Po me ne fund, shyqyr qe nuk vdiqen vjehrrat. Shyqyr qe na shpetuan lideret e kombit, edhe shyqyr qe une edhe Genta, bashke me Emen, erdhem ne Prishtine.