Miley Cyrus nuk e lejon veten të dëshpërohet dhe thotë se po kalon kohët më të mira të jetës së saj.
Këngëtarja së fundi u nda nga i fejuari i saj Liam Hemsworth dhe është hapur gjatë një interviste për revistën Cosmopolitan, duke thënë se jeta e saj kurrë nuk ka qenë më e mirë.
“Kjo është koha më e mirë e jetës time. Unë nuk do të shikoj prapa në të dhe të them, ‘Do të doja të mos kisha përjetuar një ndarje’, më kuptoni? Pasi kjo nuk është ajo çfarë Zoti dëshiron të jetë jeta ime”, ka thënë Miley.
Ajo ka zbuluar se dëshiron të fokusohet vetëm në muzikë tash që Liam është jashtë jetës së saj.
“Kam nevojë ta trajtoj muzikën si një lidhje, t’i jap të gjithë kohën dhe të gjithë vëmendjen që meriton kjo është dashuria ime kryesor për momentin”, ka thënë Miley.