Miliona njerëz nga mbarë bota mbërrijnë në Mekë, në qytetin e shenjtë të të gjithë myslimanëve për të kryer kushtin e pestë Islam – Haxhin.
Kanë mbetur edhe disa ditë deri në fillimin e haxhit, ndërsa Meka është shndërruar në një vend shpirtëror për këta njerëz. Haxhinjtë nga Ballkani, por edhe nga tërë bota të cilët brenda pak ditësh kanë arritur në Arabinë Saudite, ndërsa sipas të dhënave të organeve saudite të rendit, në ditë mesatarisht arrijnë nga 13.000 haxhinjë të ardhshëm.
Për shkak të konflikteve dhe luftimeve në Lindjen e Mesme dhe të Afërt, të gjithë haxhinjtë këtë vit në Arabinë Saudite dhe në Mekë kanë ardhur kryesisht me aeroplanë, ndryshe nga vitet më parë kur kishin mundësi të udhëtojnë edhe me autobusë.