Abdulsatar Ibrahimi, drejtor i Departamentit të Prokurimit në KOSTT hyn në listën e njerëzve publik që kanë më së shumti mjete të gatshme nëpër llogaritë e tyre financiare në bankat komerciale në vend.
Në formularët e deklarimit të pasurisë të cilat janë të publikuara në ueb faqen zyrtare të Agjencisë Kundër Korrupsionit shihet se në tre banka vendore Ibrahimi ka të depozituara rreth 300 mijë euro.Përveç kursimeve drejtori Ibrahimi nuk qëndron keq as me pasuri. Ai ka të deklaruara se ka në pronësi dy banesa në vlerë prej 95 mijë euro, mal 10 mijë euro, tokë bujqësore rreth 130 mijë euro, si dhe veturë 8 mijë euro.
Të hyrat vjetore që Ibrahimi i ka vetë deklaruar janë 28,585 euro. /infokusi.com