Një ngjarje tragjike ka tronditur fshatin Milloshevë të Obiliqit pak pas mesnate, pasi që një person është vrarë si pasojë e një mosmarrëveshje.
Burime të Veriu.info bëjnë të ditur se miku e ka vrarë dhëndrin sonte rreth orës 00:30, vrasje të cilës i kishte paraprirë një zënkë në shtëpinë e dorasit.
Dorasi pas kryerjes së vrasjes është në kërkim nga policia, pasi që ka ikur nga vendi i ngjarjes.
Mësohet se viktima është e moshës rreth 30 vjeçare.
Veriu.info mëson se dorasi është pronar i një restoranti në Milloshevë.