Lajmet e fundit

Mimoza Kusari – Lila shpërblen familjarët (DOKUMENT/ FOTO)

Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari- Lila po tregohet shumë e kujdesshme edhe për familjarët e saj. Me propozimin e qeverisjes së drejtuar nga ajo, Kuvendi Komunal i Gjakovës ka marrë vendim të martën, që të shpallë shtëpinë e lindjes së Heroit Kombëtar Sylejman Vokshi, si monument kulturo- historik dhe që të vihet nën mbrojtjen e Ligjit për Trashëgimi Kulturore.

Sipas kërkesës që drejtori Skender Tullumi ia ka nisur kryesuesit të Kuvendit Komunal, Luan Gola, një kopje të të cilit e ka siguruar Gazeta Blic, thuhet që për të përmbushur planifikimin e funksionalizimit të objektit të Kullës “Sylejman Vokshi”, që si pikë e rendit të ditës të futet edhe shpallja e interesit të veçantë për parcelat rreth kullës së Sulejman Vokshit me numrat: 1098/1, 1098/2, 1099/2 dhe 1099/3, Komuna e Gjakovës të vazhdoj me procedurat e shpronësimit.

Sipas kësaj kërkese, shpronësimi i këtyre objekteve mundëson krijimin e një hapësire e cila do ta rikthej në dukje vlerat që paraqet kjo kullë.

IMG_8891

IMG_8889

Mirëpo, Gazeta Blic mëson se parcelat tjera që nuk janë pjesë e planit të shpronësimit, e të cilat nuk kishin deri më tani kurrfarë vlere janë të familjes Kusari, pra të të afërmve të Mimoza Kusari- Lilës.

“Këtë vendim Kusari- Lila e ka marrë me qëllim që t’u rris vlerën këtyre parcelave, që deri më tani nuk kanë pasur qasje në rrugë kryesore”, ka thënë ky burim.

Gazeta Blic ka arritur që të mësoj emrat e pronarëve të parcelave që nuk do të shpronësohen, e që do të përfitojnë shumë me këtë vendim të komunës.

Parcela 1093/1 është e Remzi Kusari, me sipërfaqe prej 479 metra katrorë, parcela 1093/2 e Sefedin, Hamdi, Nexhmedin, Adem e Idriz Kusari me sipërfaqe prej 678 metra katrorë, dhe parcela 1093/3 e Nafije dhe Remzi Kusarit, me sipërfaqe prej 145 metra katrorë.

Pra, sipas të dhënave kadastrale që i ka siguruar Gazeta Blic, janë hiq më pak se 1320 metra katrorë të familjes Kusari, që nuk do të shpronësohen, dhe të cilave do t’u jepet qasje në rrugë, për shkak të shpalljes së kësaj pjese si zonë me interes.

Sipas burimeve, mësohet se edhe disa parcela tjera nuk do të shpronësohen për rreth kësaj kulle, por që kanë qasje në rrugën kryesore.

Për më tepër do t’i shihni imazhin e këtyre parcelave edhe përmes pamjeve satelitore.

IMG_8882

IMG_8883

Ndërkohë, mësohet që ky projekt komunës së Gjakovës do t’i kushtojë qindra mijëra euro.

Në anën tjetër, nga Komuna e Gjakovës kanë theksuar se ky projekt nuk është bërë për përftim të askujt.

“Në radhë të parë ka mungesë të theksuar të informatave, pasi që në asamblenë komunale është shpallur interesi i veçantë për parcelat për rreth kullës Sylejman Vokshit, në mënyrë që t’i hapet rrugë vlerësimit për shpronësim që e bënë departamenti i shpronësimeve nga Ministria e Financave. Andaj edhe vet “dokumentet” që janë siguruar nga redaksia juaj, janë te sigurta që nuk kanë të bëjnë me shpronësim, pasi që asnjë parcelë deri me tani nuk është shpronësuar. Në bazë të vlerësimit që vjen nga Departamenti i shpronësimeve nga Ministria e Financave, atëherë komuna me pronarët e parcelave fillojnë komunikimin për arritje të marrëveshjes për kompensim”, ka theksuar zëdhënësja e Komunës së Gjakovës, Abetare Domi.

Me konkretish, sipas saj, fjala është për parcelat e familjeve: Xharra, Qarkagjiu, Zajmi dhe Kryeziu dhe ky projekt nuk ka të bëjë fare dhe as që përfshin parcelat e familjes Kusari.

Ajo ka konfirmuar se nuk do të shpronësohen pronat e familjes Kusari, si dhe do t’u hapet pamja këtyre parcelave.

“Në pyetjen se pse nuk janë shpronësuar edhe parcelat e familjes Kusari, përgjigja është se në këtë rast nuk kemi të bëjmë fare me parcelat e familjes Kusari”, ka theksuar ajo./ Gazeta Blic

IMG_8888

IMG_8890   

Leave a Reply

Your email address will not be published.