Kryetarja e zgjedhur e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila do të fillojë nga sot në detyrën e drejtueses së kësaj komune.
Në një njoftim nga Zyra për informim e KK të Gjakovës, thuhet se Kusari-Lila së pari do të bëjë homazhe te varrezat e dëshmorëve.
Sipas njoftimit,pranim-dorëzimi i detyrës së postit të kryetarit të komunës nga ish-kryetari Pal Lekaj dhe kryetares së zgjedhur Kusari-Lila do të bëhet në orën 10:00. Mimoza Kusari – Lila do të bëhet femra e parë kryetare komune në Kosovë.