Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari, ka marrë pjesë në maratonën 35 kilometërshe të organizuar për vetëdijesimin e shoferëve në komunikacion
Maratona me moton “Vrapojmë për rrugë më të sigurta dhe ndaljen e viktimave të komunikacionit rrugor”, është mbajtur sot në Gjakovë, Decan dhe Pejë.
Në këtë maratonë ka marrë pjesë edhe kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari – Lila, e cila vrapimin e ka përfunduar për rreth tri orë.