Mimoza Kusari- Lila që e çoi për herë të dytë Gjakovën në balotazh, nuk ia ka frikën koalicioneve të mundshme në mes AAK-së dhe partive të tjera.
Kusari është kthyer në Prishtinë, në degën kryesore të partisë së saj, AKR, për të mbajtur një konferencë për shtyp duke i dhënë ‘selame’ kundër kandidatit të saj, Pal Lekajt që nuk ia ka frikën
Ajo ka thënë se është e bindur se do ta fitojë balotazhin me 1 dhjetor, kur edhe do të mbahet.
Ajo madje ka thënë se do ta mund Palin sikur ai të bënte koalicione me të gjitha partitë e tjera, PDK e LDK.
“Janë qytetarët ata që do të vulosin ndryshimet dhe unë jam ajo që më është besuar ndryshimi për Gjakovën”, ka thënë Kusari- Lila të Mërkurën nga dega kryesore e kësaj partie në Prishtinë.