Ministrat e brendshëm të Bashkimit Europian janë mbledhur në një takim tê jashtëzakonshëm në Bruksel. Qëllimi kryesor është të ndryshojnë shumë shpejt një sërë rregullash për sigurinë dhe luftën kundër terrorrizmit në të gjithë territorin e BE-së. Ndër rregullat e reja që priten të aprovohen janë kontrollet sistematike të qytetarëve europianë dhe ekstrakomunitarë në kufinjtê e jashtëm të BE-së, aprovimi i fishës së të dhënava të pasagjerëve europianë për udhëtimet ajrore, përforcim i shkëmbimit të informacioneve të inteligjencës me një rol më të rëndësishëm të Europolit dhe kontroll më të rreptë mbi trafikun e armëve në territorin europian.
Bernard Cazeneuve, ministri i brendshëm francez: « Së pari, ne kërkojmë kontroll më të madh të trafikut të armëve, sepse ai është bazë e një numri të madh aktesh terroriste. Së dyti aprovimi i fishës së të dhënava tê pasagjerëve të linjave ajrore, që gjendet tani në diskutim midis Parlamentit Europian dhe shteteve anëtare. Duhet aprovuar shpejt dhe duhet të ketë një substencë efikase. Për udhëtimet ajrore brenda Bashkimit Europian, e kemi thënë me kohë që na duhet një fishë të dhënash pasagjerësh që të jetë e vlefshme. Së treti, kontrollet sistematike të qytetarëve europianë dhe ekstrakomunitarë në kufinjtê e jashtëm duke përforcuar rolin e FRONTEX, si dhe forcimin e kontrolleve të brendshme duke përdorur në mënyrë optimale informacionin e Shengenit dhe duke forcuar shkëmbimin e informacioneve të inteligjencës , sepse terrorristët kalojnë përmes kufinjve të brendshëm të Shengenit»
Theresa May, sekretare shteti britanikepër punët e brendshme: Ka një lidhje midis sigurisë së kufinjve të jashtëm të BE-së dhe sigurisë brenda territorit në BE. Ndaj, është e rëndëisshme që masat për të cilat ne kemi rënë dakort për kufinjtë e jashtëm të BE-së të zbatohen tërësisht, siç është funksionimi i plotë i hotspoteve. Por unë dua të theksoj edhe dy pika të tjera sot. Duhet që ne të ndryshojmë legjislacionin për armët e zjarrit. Pres që të gjitha shtetet anëtare të ashpërsojnë sanksionet për trafikantët e armëve, Gjithashtu duhet aprovim i fishës së të dhënave të pasagjerëve europianë. Negociatat kanë vazhduar tepër. Tani duhet vendim.
Jan Jambon, minister i brendshëm belg: « Për ne është esenciale aprovimi në nivel europian i fishës së të dhënava tê pasagjerëve të linjave ajrore. Ne e kemi në Belgjikê, por ajo duhet të jetë edhe në nivelin europian. Ndërkohë në Belgjikë ne do t’a përdorim edhe për trenat me shpejtësi të madhe. Së dyti forcimin e kontrolleve në kufinjtê e jashtëm. Ndërkohë në planin e brendshëm, Belgjika ka aprovuar 18 pika për sigurinë dhe luftën kundër terrorrizmit në nivelin e brendshëm.
Angelino Alfano, ministri i brendshëm italian: Takimi i sotëm është një hap përpara për funksionimin e Europës si një ekip i vërtetë, Të jemi më pak xheloz sesa jemi tani për informacionet që ka secili shtet anëtar dhe t’i ndajnë ato midis nesh. Propozimi i Italisë është që të bëjmë në nivelin europian atë që kemi bërë në nivelin italian. Ne kemi krijuar komitetin strategjik kombëtar të analizës anti-terrorste, që mbledh së bashku policinë, forcat e integjencës, pra ish-shërbimet sekrete, policinë kufitare dhe trupat ushtarake, që ndajnë informacionet midis tyre.
Takimi i ministrave të brendshëm pritet të ndryshojë në mënyrê tê ndjeshme masat e sigurisë dhe ato të luftës kundër terrorrizmit në Bashkimin Europian.