Lajmet e fundit
Ministrat serbë kërkojnë edhe një gjykatë të veçantë (VIDEO)

Ministrat serbë kërkojnë edhe një gjykatë të veçantë (VIDEO)

Ministrat serbë në Qeverinë e Kosovës, po kërkojnë një strukturë të veçantë gjyqësore brenda sistemit të drejtësisë.

Është ministri për Kthim dhe Komunitete Dalibor Jevtiq, ai i cili këtë çështje e ka ngritur për shqyrtim dy herë vetëm brenda ditës së mërkurë.

Ai ka thënë se duhet të shikohet mundësia për një njësi gjyqësore për një panel që veçanërisht do të merrej me zgjedhjen e problemeve të pronave të uzurpuara.

Jevtiq, ka thënë se kjo kërkesë po bëhet që t’iu gjendet zgjidhje jo vetëm  pronave të uzurpuara të serbëve, por të gjithë qytetarëve të Kosovës. Ai madje ka thënë se për këtë nismë ka marrë mbështetje edhe  nga ministri i Drejtësisë.

Mirëpo Hajredin Kuçi, që ka folur për këtë çështje në mbledhjen e qeverisë, të mbajtur një orë më herët, është shprehur se gjithçka duhet zgjidhet në kuadër të gjykatave ekzistuese.

Leave a Reply

Your email address will not be published.