Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi priti në takim përfaqësues të Koalicionit të OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF), e cila si mision ka avokimin për të drejtat e fëmijëve.
Gjatë takimit u bisedua për bashkëpunim dhe u diskutua për ide të përbashkëta për mbrojtjen sa më të mirë të fëmijëve si dhe për mundësinë e krijimit të grantit specifik për shërbime sociale si dhe mbrojten e fëmijëve në nevojë sociale.