Ministri i Integrimeve, Bekim Çollaku, po qëndron i heshtur pas publikimit të raportit të Këshillit Evropian i cili nuk jep rekomandim pozitiv për Kosovën sa i takon liberalizimit të vizave.
Çollaku vetëm ka shpërndarë postimin e Hashim Thaçit i cili u tregua i zhgënjyer nga ky raport i BE’së.
Njëjtë si Ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi, edhe Ministri Çollaku ka qenë një nga zyrtarët e qeverisë që ka premtuar dhe shpresuar se qytetarët e Kosovës do të lëvizin shpejtë pa viza.
Madje, edhe Bekim Collaku kishte përmendur disa herë vitin 2016 si datë të mundshme kur do të ndodhte ky proces. /GazetaExpress/.