Lajmet e fundit

Ministri i Jashtëm gjerman bën thirrje për kontroll të kufijve brenda BE-së

Europa ka nevojë të rimarrë kontrollin e kufijve të saj, tha Ministri i Jashtëm i Gjermanisë.
Një deklaratë të tillë ai e ka bërë pas raporteve se pasaportat e falsifikuara të sirianëve janë në duart e militantëve të Shtetit Islamik.

Më shumë se 1 milion refugjatë, shumica e tyre të larguar nga lufta në Lindjen e Mesme, kanë arritur në Gjermani gjatë këtij viti, transmeton Gazeta Blic.
Mirpo, që nga sulmet e Parisit, në muajin nëntor, është rritur dukshëm shqetësimi se militantët islamikë mund të hyjnë nëpër vendet e BE-së pa u vënë re.

Mediat gjermane, kanë cituar Ministrin e Brendshëm të Bavarisë, i cili tha se refugjatët që kanë hyrë në Gjermani me pasaporta fallco janë ‘zhdukur’ dhe dyshohet se ata mund të kenë pasur kontakte me militantët e Shtetit Islamik, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Blic.

Ndërkaq, Ministri i Jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier paralajmëroi se refugjatët me pasaporta fallco do të trajtohen në të njejtën kategori sikurse terroristë të dyshuar.
“Megjithatë, pavarsisht nga kjo, është e rëndësishme që të shtohen masat e sigurise nëpër pikat kufitare,” tha ai në një intervistë për gazetën Funke Medien Group, transmeton Gazeta Blic.

Ai shtoi se sugjerimi nga Komisioni Europian për të rritur përgjegjësitë e agjensisë kufitare Frontex dhe marrëveshja e BE-së ofruar Turqisë për të ndihmuar në ndalimin e fluksit të refugjatëve, ishin blloqe të rëndësishme për të marrë nën kontroll kufijtë. /Gazeta Blic/

Leave a Reply

Your email address will not be published.