Lajmet e fundit

Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni kërcënon opizitën në urimin e tij për Vit të Ri?

Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka uruar me rastin e Vitit të Ri.

Hyseni ka thënë se viti 2016 duhet të jetë një reflektim i thellë për të përmbushur edhe më tej të gjitha detyrimet për të ndërtuar një shtet të fortë.

“Viti 2016 do të jetë viti i përgjegjësive edhe me të mëdha dhe i obligimeve qytetare e nacionale për të siguruar paqe, qetësi e siguri të plotë për të gjithë qytetarët e vendit tonë. Na presin shumë punë por edhe përkushtimi për të vazhduar tutje me ndërtimin, zhvillimin dhe konsolidimin e shtetit mbetet i palëkundur”, ka shkruar Hyseni, njofton Klan Kosova.

Ky është postimi i plotë i Skënder Hysenit:

“Të dashur miq,
Qytetarë të nderuar të Republikës së Kosovës,
Në këtë festë tradicionale të shkëmbimit të viteve, dëshiroj që të gjithë juve t’u percjell urimet e mia më të ngrohta! Ndërsa po hyjmë në Vitin e Ri 2016, konsideroj se duhet bërë një reflektim të thellë për të gjitha detyrimet që duhet të përmbushim për të ndërtuar edhe me tej, ashtu siq e meritojmë, një Kosovë të fortë, demokratike dhe të drejtë. Viti 2016 do të jet viti i përgjegjësive edhe me të mëdha dhe i obligimeve qytetare e nacionale për të siguruar paqe, qetësi e siguri të plotë për të gjithë qytetarët e vendit tonë. Na presin shumë punë por edhe përkushtimi për të vazhduar tutje me ndërtimin, zhvillimin dhe konsolidimin e shtetit mbetet i palëkundur. Do jet një vit që do të kërkojë një përkushtim të veçantë e të fuqishëm për të quar tutje shtetin tonë të ri, Republikën e Kosovës, si një shtet që udhëhiqet nga vlerat, një mjedis ku qytetari do ta ndiejë veten të lirë dhe të barabartë, ku demokracia ligji dhe rendi do të kenë peshën dhe rëndësinë që kërkon koha dhe e ardhmja!
Zoti ju bekoftë Juve dhe Familjet Tuaja!
Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës!
S.H.”

Leave a Reply

Your email address will not be published.