Në një debat televiziv që u zhvillua në RTK mes ministrit të Ministrisë së Shëndetësisë, Imet Rrahmani dhe deputetit të PDK-së Bekim Haxhiu, për gjendjen në shëndetësi, pasi qe deputeti kishte kërkuar shkarkimin e ministrit, u zbulua një skandal i ministrit në lidhje me udhëtimet jashtë vendit.
Ky debat për gjendjen në shëndetësi që u dominua nga deputeti Haxhiu, në kritikat ndaj ministrit se po udhëton shumë e shpeshta jashtë vendi, me ç’rast ministri e pranon se ka udhëtuar në Kroaci me 4 vetura dhe pastaj nga atje është kthyer me aeroplan edhe pse kishte 4 vetura me veti, ndërsa vozitësi i tij pas dy ditëve e kthen veturën.
“Qytetarët duhet të fitojnë shërbime më të mira shëndetësore, ndërsa ministri duhet të udhëtoj më pak, sepse ishte edhe vërejtje e kryeministrit, të shkoj më rrallë në Dubai dhe Kroaci”, ka thënë Haxhiu, duke e pyetur ministrin se a ishte nevoja që të shkonte me katër vetura në Kroaci, e të kthehej me aeroplan.
Ndërkaq, ministri Rrahmani ka thënë se i është dashur të kthehet me aeroplan sepse ka pasur të nënshkruaj një marrëveshje.
Veriu.info mëson se delegacioni kishte udhëtuar të enjten, edhe pse takimin e kishte të hënën.
Ky debat u fokusua për gjendjen në shëndetësi, mos funksionim te sistemit shëndetësor, marrjen e buxhetit te SHSKUK-së dhe kredinë e nënshkruar nga ministri për modernizimin e kardilologjisë invazive.
Deputeti i PDK-së në Kuvendin e Kosovës, Bekim Haxhiu, e ka shfrytëzuar edhe këtë rasti për të ja kërkuar dorëheqjen ministrit të Ministrisë së Shëndetësisë, Imet Rrahmani, me arsyetimin se në këtë sektor ka shumë ngecje.
“Pas shumë ngecjeve që janë në këtë sektor, të cilat nuk i them vetëm unë, por i shohin edhe qytetarët, ku së fundmi edhe Raporti i Progresit për vitin 2015 i potencon 14 ngecje në sektorin e shëndetësisë dhe në fund Raporti i Progresit për Ministrinë e Shëndetësisë thotë që është pa asnjë përparim. Pas disa ngecjeve, duke filluar prej mosimplementimit të Ligjit për Sigurimet shëndetësore dhe mos funksionimin e sistemit shëndetësor, por ajo që në fund më ka shtyrë të dorëheqjen e tij në Kuvend, dhe dorëheqjen ia kërkoj edhe këtu sonte ministrit, për shkak edhe të marrëveshjes me Bankën Austriake për modernizimin e Kardiologjisë Invazive, një projekt i cili është nënshkruar në vlerë 2.1 milionë euro, ndërsa në Kuvend ka ardhur në vlerën 2.6 milionë euro”, ka thënë deputeti Haxhiu.
Në anën tjetër, ministri Imet Rrahmani ka thënë se në Raportin e Progresit vërejtjet janë një përsëritje e tyre nga vitet e kaluara, ku sipas tij, nuk ka përkeqësim.
“Ne kemi arritur që sistemin shëndetësor të Kosovës ta kthejmë në binar, pasi që ne nuk kemi skandale të përditshme në Ministrinë e Shëndetësisë dhe MSH-ja nuk është top lajm i përditshëm, flet që kemi të bëjmë me një stabilitet të sistemit. E dyta kemi arritur disa suksese të shumta në shtyrjen përpara të të gjitha proceseve prioritare në Ministrinë e Shëndetësisë, por meqenëse ato nuk kanë përfunduar ende, nuk po reflektojnë edhe në jetën e përditshme të qytetarëve të Kosovës”, ka thënë ministri Rrahmani, duke treguar se nuk e ka pritur kërkesën për shkarkim nga deputeti Bekim Haxhiu.
https://www.youtube.com/watch?v=JuMVPEVdCKM