Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), e cila drejtohet nga Memli Krasniqi, ka përzgjedhur kompaninë ”Ikonë Studio SH.P.K” si fituese e tenderit “Përgatitja e spoteve promovuese të masave dhe nënmasave të Programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2015”, raporton infokusi.com.
Në njoftimin e publikuar shihet se në këtë tender kanë konkurruar 3 kompani, ku sipas komisionit vlerësues oferta e kompanisë në fjalë prej 9,420.00 € ka qenë oferta më e lirë e përgjegjshme në këtë tender.
Përndryshe në ministrinë që aktualisht e drejton Krasniqi gjatë viteve të kaluar persona të ndryshëm që kanë pasur lidhje në këtë ministri në vazhdimësi kanë marrë grante lopë, apo edhe pajisje të ndryshime, ku çmimi i tregut ka qenë gati përgjysmë më i lirë se sa çmimi që i ka blerë ministria që tash drejton Memli Krasniqi./infokusi/