Lajmet e fundit

Ministri Kuçi vazhdon t’i ruajë reflekset e policit (Video)

Ministri Hajredin Kuçi deri sot është i vetmi nga qeveritarët e sulmuar me vezë nga Vetëvendosje, që nuk është trembur, por u ka reaguar aktivistëve në tentim vetëmbrojtje.
Ai me këtë rast ka dëshmuar se ende nuk i ka humbur reflekset e policit, pavarësisht se ka kaluar kohë e gjatë që nuk e ushtron këtë profesion, shkruan lajmi.net.

Kuçi karrierën e tij e kishte filluar si pjesëtar i policisë, ndërsa më vonë kishte braktisur këtë profesion, duke u bërë pjesë e stafit akademik të Universitetit të Prishtinës, dhe pjesë politikës dhe institucioneve qeveritare, përmes Partisë Demokratike të Kosovës.

Kuçi tani drejton Ministrinë e Drejtësisë. Ai sot u sulmua me vezë nga aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët po i arsyetojnë këto veprime në fushatën e protestave të tyre kundër marrëveshjeve me Serbinë dhe Malin e Zi.

https://www.youtube.com/watch?v=KWUgRvG13iA

Leave a Reply

Your email address will not be published.