Lajmet e fundit
Ministri Mujota inspektoi disa projekte rrugore në Istog

Ministri Mujota inspektoi disa projekte rrugore në Istog

Ministri i Infrastrukturës (MI), Fehmi Mujota së bashku me bashkëpunëtorë inspektoi disa projekte rrugore, të cilat tashmë janë duke u realizuar në disa fshatra të komunës së Istogut. Inspektimi i punimeve të cilat janë në përfundim u benë në fshatrat Prekallë, Turbuhovc, Llukafc, Prigodë Vrellë, Studenicë, Sine, Mojstir, dhe Tomoc-Kovragë .

Duke i inspektuar këto punime e që në disa projekte edhe është vendosura shtresa e asfaltit, ministri Mujota tha se ndjehem shumë i kënaqur, që kemi punuar të realizojmë këto rrugë.

“Ndihem jashtëzakonisht mirë, që Ministria e Infrastrukturës, po ndihmon në realizimin e projekteve rrugore anë e kënd Kosovës. Kjo është një dëshmi se Ministria e Infrastrukturës, por investon ne ndërtimin e rrugëve aty ku ndihet nevoja e qytetarëve, si dhe aty ku komunat kanë ofruar projektet e tyre, si prioritete për ndërtimin e rrugëve”, tha Mujota.

Ai vlerësoi se Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Infrastrukturës, janë të gatshëm që të investohet në pjesët e vendit tonë, aty ku e kërkon zhvillimi i jetës së qytetarëve të vendit tonë. “ Ndërtimi i rrugëve të reja, do të ndikoi drejtpërsëdrejti në zhvillimin më të shpejtë ekonomik të vendit tonë, konkretisht në zhvillimin e bujqësisë dhe blegtorisë të cilat janë karakteristikë e vendit tonë“, theksoi ministri Mjota.

Në anën tjetër, Banorët e këtyre fshatrave thanë s e me ndërtimin e rrugëve të reja, po ndihmohet jeta e banorëve si dhe me këtë do të pengohet shpërngulja e banorëve nga këto anë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.