Ministri i Kulturës dhe Informacionit në qeverinë serbe , Ivan Tasovac ka thënë se edhe UNESCO do të dëshironte që çështja e pranimit të Kosovës në këtë organizatë të shtyhet.
“Ambasadorët e UNESCO-s janë në dijeni të debatit lidhur me vendimin për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë, sepse kjo organizatë, siç e shoh unë, do të dëshironte vetë që ta shtynte këtë çështje për një periudhë tjetër kohore”, ka thënë Tasovac për TV Pink.
Sipas tij është e pasigurt shtyrja e e mundshme e votimit të sot Kosovës për pranim në organizatën për arsim dhe
Ndryshe, në Konferencën e Përgjithshme të UNESCO-s në Paris, sot duhet të shqyrtohet pranimi i Kosovës, dhe Serbia ka kërkuar shtyrjen e seancës me arsyetimin që kjo punë të bëhert nëpërmjet dialogut që Beogradi dhe Prishtina në Bruksel, raportojnë mediat serbe, përcjellë Klan Kosova.