Pas punësimit të Nazmi Sfishtës, këngëtarit të grupit Aurora, Ministria e Klutrurës punëson edhe një këngëtare.
Gazeta Fjala merr vesh se pjesë e ministrisë që drejtohet nga Kujtim Shala është bërë edhe Besa Hajdari-Ramadani nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Besa Hajdari-Ramadani është punësuar në zyrën për informim të kësaj ministrie.
Besa përveç si këngëtare që ka kënduar në fuahatat e LDK-së, ajo njihet edhe për moderimin, ajo është parë duke moderuar shumë herë nëpër aktivitete të kësaj partie.
Ajo gjatë vitit të kaluaf kishte aplikuar edhe në Komunën e Prishtinës për pozitën e zyrtares për informim, por nuk kishte arritur që të bëhej pjesë e ekipit të Shpend Ahmetit.