Lajmet e fundit

Ministria e Avdullah Hotit kurdisi konkurs për këshilltarin (Foto/Dokument)

Në kohën kur Kosova po kalon nëpër një krizë politike, ku vëmendja e opinionit prej më shumë së një muaji është e përqendruar tek insistimi i opozitës për të anuluar Marrëveshjen e Brukselit për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, një ministër i Isa Mustafës po i realizon planet për ‘rehatimin’ e miqve në poste të larta publike.

Ministri a Financave e drejtuar Avdullah Hoti, më datë 13 tetor ka zgjedhur, Salvador Elmazin, Drejtor të Departamentit të Buxhetit, njoftimin për të cilin e ka publikuar me disa ditë vonesë.

Në njoftim thuhet se këshilltari i ministrit Hoti, ka qenë kandidati më i suksesshëm, duke u vlerësuar me 82.75 pikë (%).

Ndërkaq, një javë para publikimit të këtij njoftimi, Veriu.info ka raportuar se Ministri Avdullah Hoti ka përgatitur konkurs për këshilltarin e tij, në mënyrë që në krye të asaj pozite të vendos një person të besueshë.

Veriu.info më 5 dhe 22 tetor ka kërkuar disa përgjigje për këtë konkurs, por Ardita Dushi, këshilltare për medie e ministrit të Ministrisë së Financave, Avdullah Hoti, nuk ka kthyer përgjigje, duke zgjedhur heshjten si mjet mbrojtje./Veriu.info/

 

a

b

Leave a Reply

Your email address will not be published.