Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Imet Rrahmani dhe përfaqësuesi i kompanisë Vamed (operator i përzgjedhur nga Agjencioni austriak për shëndetësi dhe inxhinieri AHC), në kuadër të Projektit për modernizimin e Kardiologjisë invazive në QKUK, kanë nënshkruar kontratë për realizimin e këtij projekti.
Kontrata e nënshkruar sot kap shumën prej 2.6 milionësh nga 4.6 milionë nga kredia e dedikuar për shëndetësi, nga Marrëveshja e bashkëpunimit mes Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Austrisë e vitit 2012, transmeton Koha.net.
Kontrata e nënshkruar ka të bëjë me furnizimin me aparaturë mjekësore për Klinikën ne Kardiologjisë Invazive dhe kontrata tjetër përmban kushtet e pagesës së kredisë.
Kjo kontratë do të jetë valide atëherë ku të kalon procedurat e ratifikimit në Parlamentin e Kosovës, nënshkrimi nga Presidentja e Kosovës dhe publikimi i saj në Gazetën zyrtare të Qeverisë së Kosovës.