Në këto momente në Paris është duke filluar mbledhja që pak më herët ishte ndërprerë me kërkesë të Rusisë.
KosovaPress nga Parisi raporton se në këto momente përfaqësuesit nga Rusia dhe Kuba janë duke lobuar që të votohet për shtyrjen e vendimit për Kosovën.
Delegacioni i Kosovës është duke pritur në hollin e selisë së UNESCO’s derisa pritet që sot Këshilli Ekzekutiv ta japë dritën e gjelbër për anëtarësim të Kosovës në UNESCO.