Lajmet e fundit

Miratohet shtimi i orëve dhe praktikës për patentë shofer

patentshoferKomisioni parlamentar për Zhvillim Ekonomik ka miratuar projekt ligjin për Patentë Shofer dhe projektligjin për Siguri në punë në Veprimtarinë Minerare.
Sipas anëtarëve të Komisionit mbetet përgjegjësi e Ministrisë së Infrastrukturës që të caktoi ekspert për pyetës të kandidatëve për patentë shofer.
Kurse me projektligj parashihet numri i orëve për teori dhe praktikë për patentë shofer, numri i orëve për teori është shtuar nga 16 në 20, kurse për mësime praktike është shtuar nga 20 në 30 orë.
Çmimi është caktuar të jetë minimal nga 7 euro 82 cent për një orë mësim praktikë, kurse për teori 2 euro e 8 cent.
Anëtarët e Komisionit për Planin e Punës propozuan të diskutohet Ligji për Trepçën në qershor të këtij viti dhe për këtë kërkuan nga Qeveria që të sjell këtë ligj në kuvend që të zgjidhet çështja e këtij gjiganti ekonomik.
Po ashtu u kërkua që me ligj të trajtohet edhe çështja e mbetjeve industriale ngaqë shitja e këtyre mbetjeve po bëhet në mënyrë klandestine.

Leave a Reply

Your email address will not be published.