Lajmet e fundit

Mirditë, Familja me 5 anëtarë në varfëri ekstreme, jep unazën për të liruar burrin nga burgu

Kjo familje me 5 anëtarë jeton në varfëri ekstreme në fshatin Domgjon të Mirditës, brenda një dhome që vetem emrin ka të tillë.

Kryefamiljari Gëzim Ndoj pas dy ndërhyrjeve kirugjikale në zemër ka marrë statusin e invalidit, dhe me pagesën 10 mijë lekë të reja në muaj i duhet të ushqejë tre fëmijët, më i vogli nga të cilët vetëm 3 muajsh.

Prej një viti familja Ndoj nuk ka energji elektrike, pasi ka një debi të pashlyer.

Gëzim Ndoj: “Me 10 mijë lekë jetoj. Nuk duhet të bëj asnjë sforco”

Kleudina, nëna e tre fëmijëve të mitur, përmes lotëve rrëfen vështirësitë që i duhet të kalojë për të përballuar jetesën. Në një rast i është dashur të japë unazën e martesës për të nxjerrë bashkëshortin nga burgu, pasi nuk kishte para të paguante për ndërhyrjen në zemër të realizuar në pavionin e kardiokirurgjisë në QSUT.

Kleudina Ndoj: Nuk kishim para për të paguar analizat. Polici na mori unazën për të nxjerrë burrin nga burgu.

Familja Ndoj në Domgjon të Mirditës, apelon për ndihmë, në emër të sigurimit të një jetese normale për tre fëmijët e vegjël.

Ne foto: Kushtet ne te cilat jeton familja e varfer

familja-e-varfer-ne-mirdite4

 

https://www.youtube.com/watch?v=p8lmbdSWg80

Leave a Reply

Your email address will not be published.