Ekipi i ekspertëve të Bashkimit Evropian që ka për detyrë të bëjnë vlerësimin e përparimit në pikat e përmbushura të Qeverisë së Kosovës sa i përket liberalizimit të vizave do të nis sot punën.
KosovaPress mëson se njëri prej tyre tashmë ka mbërri në Kosovë dhe tjetri pritet që të mbërrij më vonë.
Ata, nga sot do të nisin takimet me udhëheqës të institucioneve përgjegjëse sa i përket përmbushjes së kushteve.
Në dhjetor të vitit të kaluar pritej që Kosova të marr rekomandimin e KE-së, por ishin identifikuar edhe tetë pika të cilat duhej përmbushur nga Qeveria në mënyrë që të vinte deri tek ky rekomandim.