Lajmet e fundit

Mitrovica e Veriut do të ndërtojë qendër të zjarrfikëseve nga fondi i veriut

​Fondi për zhvillimin e Veriut ende nuk ka filluar të shfrytëzohet nga përfaqësuesit e komunave serbe në veri të Kosovës. Për më shumë se një vit janë mbledhur më shumë se 7.3 milionë euro nga dy pikat doganore në veri, Bërnjak dhe Jarinje.

Ky fond menaxhohet nga një bord i cili drejtohet nga Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian, një përfaqësues të Ministrisë së Financave dhe përfaqësues të komunave veriore.

Safet Kabashaj , zyrtarë për informim në zyrën e Bashkimit Evropian në Prishtinë tha  përmes përgjigjeve elektronike seBordi Menaxhues i Fondit të Zhvillimit, kohët e fundit ka dhënë 1.5 milion euro për tre projektet e paraqitura nga Komuna e Mitrovicës së Veriut gjatë mbledhjes se vet në shtator. Sipas tij, këto fonde do të shfrytëzohen për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.

“Fondet do të përdoren për ndërtimin e një qendre brigade të zjarrfikëseve, duke mbështetur zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, si dhe për shpronësimin e tokës për ndërtimin e një godine të re të komunës. Komunat e Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit, kanë paraqitur koncept notat e tyre. Në mbledhjen e vet të radhës, Bordi Drejtues duhet të marr parasysh këto koncept nota”, tha Kabashaj. Sipas tij, nga thirrjen e takimeve të rregullta të Këshillit drejtues për të shqyrtuar projektet që janë paraqitur, mund të thuhet se faza e zbatimit ka filluar tashme.

Po ashtu, ai tha se komuna e Mitrovicës së Veriut ka qenë më e shpejtë në paraqitjen e dokumenteve të duhura.

“Komuna e Mitrovicës së Veriut ka pasur paksa një fillim me të shpejtë, sepse ka qenë e para që ka paraqitur dokumentet e duhura. Megjithatë, tre komunat tjera kanë dorëzuar tashme koncept notat e tyre dhe në mbledhjen e ardhshme Bordi Menaxhues do t’i shqyrtojë dhe vendosë mbi to”, tha Kabashaj.

Slavko Simiq, nga lista Sërbska për KosovaPress, pati deklaruar se edhe komuna e Leposaviqit ka dorëzuar kërkesë për financim të disa projekteve.

“Unë jam nga komuna e Leposaviqit, kjo komunë ka pasur projektet e saj të cilat mendoj se tani kanë hyrë në realizim, e që kanë të bëjnë me ndërtimin e disa shesheve, pishinave, të cilat i kanë munguar komunës së Leposaviqit. Mendoj se edhe komunat e Mitrovicës Veriore, Zubin Potokut dhe Zveqanit kanë pasur projektet e tyre. Sa i përket fondeve, kjo çështje ka qenë në një proces të gjatë, por tani si duket ka filluar realizimi i tyre, ndonëse nuk jam mirë i informuar rreth kësaj”, tha Simiq.

Ndërsa zyrtarët e Ministrisë së Financave përmes përgjigjeve elektronike patën thënë se në këtë fond deri tash janë inkasuar 7,392,513.34 euro.

Ndarja e mjeteve për veriun bëhet sipas ligjit të buxhetit. Mjetet të cilat grumbullohen nga pikat kufitare të veriut shkojnë në një linjë të veçantë të cilat do të shfrytëzohen për zhvillim të pjesës veriore dhe enklavave.

Leave a Reply

Your email address will not be published.