Lajmet e fundit
Mitrovicë: Masa të rrepta të sigurisë në prag të ndeshjes

Mitrovicë: Masa të rrepta të sigurisë në prag të ndeshjes

Disa herë në të kaluarën pas ndeshjeve të caktuara sportive, në Mitrovicë janë ngritur tensionet.

Andaj një ndeshje me rrezikshmëri të lartë si ajo Shqipëri-Serbi ka nevoje për masa të rrepta të sigurisë.

Këtë e kanë konfirmuar edhe zyrtarët policorë nga jugu dhe veriu i qytetit të Mitrovicës, derisa qytetarët kanë shprehur mendime të kundërta rreth tensioneve të mundshme.

Enes Deliu, qytetar, duke përshkruar situatën aktuale në qytetin e Mitrovicës si të qetë, tha se pas përfundimit të ndeshjes së nesërme mes Shqipërisë dhe Serbisë situata mund të tensionohet, ndonëse nuk është i sigurtë 100 për qind.

Në lidhje me epilogun e ndeshjes, ai parasheh fitore të sigurt të Shqipërisë.

“Për momentin situata është në rregull, të shohim a po fitojmë ne apo ata, të shohim si po reagojnë ata dhe ne…50 me 50 për qind, sa herë ka pasur lojë të tilla sepse edhe Turqia kur ka luajtur me Serbinë basket ka pasur tensione të mëdha, kështu që s’e di… 2 – 0 për Shqipërinë”, ka thënë Deliu.

Edhe Naim Selimi, një qytetar tjetër nga jugu i Mitrovicës, parasheh se mund të ketë tensione pas lojës, derisa fitoren e kombëtares së Shqipërisë e sheh si vendimtare.

“Për momentin situata është e qetë, por besoj se sa të vijë koha do të rriten tensionet, ne kemi filluar përgatitjet me festu për fitore të Shqipërisë… është e domosdoshme fitorja, o sot o kurrë… s’e besoj se do të ketë tensione, deri sa të kryhet loja jo, e pas lojës nuk e di…ne nëse fitojmë me siguri do të kallet atmosfera”, tha ai.

Shemsije Abazi, e cila jeton në jug, por punon në veri, shpreson të mos ketë tensione.

“Shpresojmë të mos ketë tensi one, mos të bëhemi të njëjtë si ata, ne nuk jemi njerëz të tillë. Fitoren e dëshiroj shumë për Shqipërinë dhe është vendimtare për neve”, sqaroi ajo.

Ndërkaq, Sefedin Rama, u shpreh të jetë i sigurt se kësaj radhe nuk do të ketë tensione.

“Mendoj se do të jetë krejt në rregull, nuk do të ketë eksese këtë herë, do të fitojë Shqipëria 2:1”, tha Rama.

Avni Kelmendi tha se janë bërë edhe përgatitje psikologjike në prag të ndeshjes së nesërme dhe ajo do të jetë fair-play.

“Mendoj se përgatitjet kanë qenë të menduara edhe në aspektin psikologjik, kështu që do të jetë një ndeshje e mirë në favor të Shqipërisë, dëshiroj të jetë një ndeshje në suaza të lojë s fer-play, presim fitore të sigurtë”

Edhe Adem Mripa, banor i veriut të Mitrovicës, tha se nuk pret tensione pas ndeshjes.

Sipas tij, ndeshja do të përfundoj pa ndonjë eskalim të situatës.

“Jo nuk pres tensione. Jam i bindur se serbët e kanë kuptuar realitetin e një Kosove të pavarur. Besoj se nesër ka me qenë një ndeshje sportive jo me ndonjë pasojë të provokimeve ose të eskalimit të situatës në pjesën veriore.. fitorja e Shqipërisë me siguri”

Në anën tjetër, zyrtarët policorë nga të dy pjesët e qytetit, duke folur për bashkëpunim të mirë mes vete, kanë bërë të ditur për një plan të organizuar mirë në prag të ndeshjes, me numër të shtuar të policëve, pa precizuar numrin e tyre të saktë, duke thënë se reagimet e tyre do të jenë konform asaj që do të zhvillohet në terren.

Ata than ë se nuk do të lejojnë qytetarët në grupe apo të strukturuar ndryshe, të ofrohen afër urës kryesore të Ibrit, e cila konsiderohet si pikë shumë e nxehtë.

Avni Zahiti, zëdhënës i policisë për rajonin e Mitrovicës, theksoi se policia karshi kësaj ngjarjeje ka paraparë një plan operativ në proporcion me rrjedhën që mund të jetë në qytetin e Mitrovicës.

 

“Kemi paraparë burime njerëzore të mjaftueshme, në proporcion me rrethanat që mund të paraqiten në situatë, pra do të jenë të mjaftueshme për çfarëdo situate që mund të paraqitet si rrjedhojë e lojës që do të zhvillohet në Elbasan…Ajo çfarë ne kemi sugjeruar dhe vazhdimisht sugjerojmë, segmenti ynë primar mbetet ura si zonë me ndjeshmëri, qëllimi ynë Ã «shtë që aty të mos ketë frekuentim të madh apo grupe njerëzish me qëllim që të mos pengohet rrjedha e qarkullimit të rëndomtë e cila është aktuale.… ne jemi të gatshëm mbi planin operacional të caktuar dhe veprimet tona, angazhimet por edhe reagimet tona do të jenë konform asaj që do të paraqitet në terren”, ka thënë Zahiti

Besim Hoti, zëvendës drejtor i policisë për rajonin e veriut, nuk ka mohuar krijimin e tensioneve dhe situatave të paparashikuara.

Ai potencoi se policia është e përgatitur mirë nëse shfaqet nevoja, dhe do ta menaxhoj situatën për ruajtjen e rendit dhe qetësisë në të mirë të qytetarëve.

“Përfolja e madhe rreth kësaj ndeshjeje sigurisht që në vete mund të sjellë tensione dhe të papritura. Brenda kësaj hapësire ku je tojmë dhe punojmë gjithsesi priten tensionet të jenë të pranishme, por gjithsesi se jemi të përgatitur për tensione dhe situata të paparashikueshme…Kemi forca të mjaftueshme që të përballemi me çfarëdo lloj situate… Ajo që është në interes të qetësisë publike dhe institucioneve, por në radhë të parë të vetë qytetarëve, është ruajtja e rendit publik dhe mbulimi i të gjitha zonave në radhë të parë me popullatë të përzier dhe zonave që ne konsiderojmë si pika të mundshme të nxehta për ndonjë incident të mundshëm, ato do të mbulohen me përpikëri…

“Një prej pikave të nxehta për të cilën folëm edhe më herët është edhe ura kryesore mbi lumin Ibër. Ne do të kemi të koncentruara forcat tona të cilat do të bëjnë përpjekje që në një distancë të përcaktuar mos të lejojmë afrimin e qytetarëve qoftë në grupe, qoftë të strukturuara në afërsi të urës. Do të thotë do të minimizojmë mundësinë e qasjes së grupeve të ndryshme në interese të ndryshme për të shkaktuar incident”, ka thënë Hoti. /KP

Leave a Reply

Your email address will not be published.