Lajmet e fundit

Mitrovicë: Policia konfiskon një pushkë automatike

Policia e Mitrovicës në zonën e fshatit Kqiq, ka konfiskuar një pushkë automatike të kalibrit AK 47, pasi që ka marrë informacione se në atë lokacion dëgjoheshin të shtëna.

Sipas një komunikate të Policisë Rajonale të Mitrovicës, me tu marrë informacioni për këtë çështje, njësitet përkatëse kanë reaguar dhe kanë vepruar.

“Mbi bazën e informacionit fillestar dhe përshkrimit te  veturës se të dyshuarit, policia ishe vënë në kërkim të dyshuarit  i cili ishte larguar  me veturën e tije, të cilin policia pas 30 min, në rrugën  “Mbretërsha Teutë” e kanë ndaluar  dhe identifikuar të dyshuarin Z. M. 34 vjeçar, ku në veturën e tije ka konfiskuar një pushkë automatke AK 47, e cila dyshohet të  jetë  përdorur nga i dyshuari  duke shtënë disa herë në ajër”, njofton policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published.