Lajmet e fundit

Mjekët shqiptarë nga Kumanova marrin ryshfet, policia po i ndjek

Një numër i madh i mjekëve shqiptarë nëpër spitale janë në shënjestër disa vjeçare të policisë. Mjekët janë nga Tetova, Kumanova, Gostivari, Kërçova dhe Shkupi të cilët punojnë në Spitalin Shtetëror në Shkup dhe në Spitalin “8-shtatori”.

Një zyrtar i lartë i policisë në kushte anonimiteti ka deklaruar për “Zhurnal” se ka mjek shqiptarë të cilët në muaj mund të sigurojnë nga 2000-5000 euro përmes ryshfetit.

“Ne kemi dijeni dhe prova se si kirurg, internista dhe mjekë të tjerë të cilët punojnë në Spitalin Shtetëror në Shkup, në Spitalin “8-shtatori” dhe në spitalet tjera të Maqedonisë Perëndimore marrin ryshfet nga disa qindra deri në disa mijëra euro për operacione dhe intervinime tjera. Për të gjitha kemi prova të besueshme nga pacientët të cilët kanë qenë të detyruar t’ju japin ryshfet mjekëve. Në mësin e tyre ka edhe drejtor të klinikave”, ka deklaruar zyrtari i policisë për “Zhurnal” duke sqaruar se këta mjekë janë nga disa qytete të Maqedonisë.

“Ka nga Kumanova disa kirurg të cilët i kemi në evidencë, poashtu edhe nga Kërçova, nuk përjashtohen mjekët nga Tetova dhe Gostivari të cilët për një kohë të shkurtër kanë bërë pasuri të madhe. Madje kanë bler edhe banesa dhe sende të tjera. Të mos flasim për profesorët maqedonas të cilët arrin muajin deri më 10 mijë euro ryshfet. Ne vetëm grumbullojmë informacione dhe në momentin më të përshtatshëm do të reagojmë ndaj këtyre mjekëve”, ka deklaruar ai për Zhurnal.

Sipas tij në shënjestër është neurokirurgjia, abdomeni, ortopedia, traumatologjia, kirurgjia e femijëve, gjinekologjia, shërbimi intenziv, shërbimet interne, onoklogjia dhe disa të tjera.

Ndryshe, problem i ryshfetit është tepër aktual në Maqedoni.

Leave a Reply

Your email address will not be published.