Ata janë të njohur, bëjnë muzikë e filma të mirë, janë reper e artistë sensacional, shkruan “Kosovarja”.
Njihen për talentin dhe kreativitetin, por së fundi edhe për mjekrat e mëdha e karakteristike.
Blerim Destani prej kohësh mban mjekërr. Sipas femrave, atij i rrin mirë. Së fundi e ka shkurtuar pak.
Dr. Majk, që është aktual me këngën “Dashni”, gjithashtu ka mjekër. Edhe Majk duket mirë.
Mc Kresha e ka mjekrën më të madhe në estradë. Pse? E di ai.
Reperëve po ju pëlqen mjekrra e madhe, sepse të tillë po e mban edhe 2Ton.
Geti prej kohësh është mjekrosh. I tillë do të mbetet edhe më tej, shkruan “Kosovarja”.