Kështu të paktën fakton Dr. Jusuf Ulaj. Ai ka bërë publike një dokument, që është lëshuar nga shtëpia e shëndetit të fshatit Donja Gushterica të Lipjanit, ku shihet dokumenti në gjuhën e vjetër sllave.
Më poshtë mund të lexoni postimin e plotë të Dr Ulajt, si dhe të shihni fotografinë e shpërndarë nga ai.
“Sot duke punuar në klinikën time AURA, me ra ne dorë ky dokument zyrtar shëndetësor i lëshuar në shtëpinë e shëndetit në fshatin Donja Gushterica, komuna e Lipjanit. Siç e shihni, shkruan vetëm në cirilic: Republika Serbija …bllablla. Këta punëtorë marrin rroga edhe nga buxheti i Republikës së Kosovës. Inspektorati i cilit shtet duhet të intervenoj dhe t’iu tregoj këtyre qytetarëve të Republikës së Kosovës se këtu është KOSOVË e jo Serbi”, ka shkruar Ulaj.