Një mjet shpërthyes është zbuluar nën pjesën e përparme të një makine në Prizren.
Lajmin për KALLXO.com e bëri të ditur zëdhënësi i Policisë Rajonale të Prizrenit Hazir Berisha.
“Një qytetar nga Prizreni e ka dërguar për rregullim automjetin e tij në një servis dhe mjeshtri duke e shikuar këtë automjet ka zbuluar nën të në pjesën e përparme në drejtim të motorit një mjet shpërthyes të kapur për makine,” tha Berisha për KALLXO.com.
Gazetarëve të KALLXO.com në vend të ngjarjes policia u ka thënë se bëhej fjalë për një mjet shpërthyes me telekomandë.
Berisha bëri të ditur se aktualisht deminimin e këtij mjeti është duke e bërë njësiti për deminim.