Një mjet shpërthyes është gjetur në një veturë sot në qytetin e Prizrenit.
Pronari i veturës siç thotë zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Hazir Berisha e kishte dërguar veturën për servisim dhe kështu automekaniku kishte vërejtur mjetin e dyshimtë.
Berisha tha për Klan Kosovën se ekipet e policisë po merren me rastin dhe tash për tash nuk kanë të dhëna të tjera.
Klan Kosova merr vesh se pronari i kësaj veture në të kaluarën ka qenë pjesë e Policisë së Kosovës.
Ky person i takon komuniteti goran.