Aurela Hoxha thotë se lëndohet lehtë nga spekulimet e tepruara në media dhe se nuk meriton që për të të shkruhet diçka që nuk është e vërtetë.
“E kam thënë gjithmonë që unë si natyrë lëndohem shumë shpejt. Ka ndodhur që nga një koment dashakeq edhe në rrjetet sociale, kam ndenjur gjithë natën pa gjumë. Normalisht që edhe pa lajmet e vërteta, sigurisht që jam ndier keq. Unë e di sesi funksionon, por kurrë nuk kam abuzuar me jetën time, kam një jetë shumë familjare, jetoj me familjen, kam pranë miqtë e mi dhe nuk mendoj se e meritoj të bëhet lajm, kur nuk ka asgjë të vërtetë”.
Prezantuesja dhe modelja mendon se bukuria është një aset shtesë për të pasur sukses. “Bukuria ndihmon secilin prej nesh, sidomos në ekran, pasi është normale që paraqitja është e rëndësishme. Por mendoj se nuk është gjithçka, unë kam punuar shumë fort, kam pasur shumë vullnet, këmbëngulje, orë të gjata pune. Nuk kam arritur gjithçka vetëm falë bukurisë, edhe pse kujdesem për veten time, karrierën e kam ndërtuar me shumë mund dhe shumë punë”.
Duke komentuar shkrimet pas divorcit të saj, Aurela shprehet: “Jam përpjekur mos ti lexoj. Ajo që më ka lënduar është që është folur për rrëfime, sikur unë kam folur, por në fakt unë kam vendosur të mos flas”.
Gjatë intervistës për Bluetooth, ajo ka thënë se nuk mendon se ka një rivale dhe nuk është xheloze për sukseset e të tjerëve. “Jo, nuk ndjehem kështu, sepse mendoj se ka vend për të gjithë. Secilin nga ne e kërkon tregu, e kërkon vetë publiku. Nuk kam qenë kurrë xheloze apo të kem ndier rivalitet”.