Lajmet e fundit

Molliqaj: Nuk kam pranuar asnjë fletëarrest (Video)

Për veprimin që e bëri në protestën e 18 nëntorit, Dardan Molliqaj, do të mbahet në mend gjatë dhe prej atëherë ai nuk endet lirshëm në Kosovë.

Por pavarësisht kësaj, vet Molliqaj gjatë një interviste për emisionin Zona e Debatit në Klan Kosova tha se asnjëherë nuk mori fletë arrest.

Sekretari i Vetëvendosjes e quan kriminele qeverinë e tanishme dhe se do të angazhohet për ta zhbërë atë. Po ashtu seancat e kuvendit që u mbajtën në sallën alternative i quajti seanca të tavaneve dhe të byfeve.

Ndërsa sa i përket vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, ai u shpreh se nuk i beson këtij organi ligjor, por që vendimi i fundit përfundimisht e ka zhbërë Asociacionin e Komunave Serbe.

Leave a Reply

Your email address will not be published.