Lajmet e fundit

Momenti i pritjes së Jahjagës nga presidentja kroate (VIDEO)

Presidentja Atifete Jahjaga që po merr pjesë në Samitin e Bërdo-Brioni në Zagreb është pritur nga presidentja e Kroacisë Kolinda Grabar-Kitaroviq, njofton Klan Kosova.

Ekipi i Klan Kosovës që po qëndron në Zagreb me gazetar Kosovë Gjocin dhe dhe kameramanin Amir Krasniqi sjell pamjet e kësaj pritjeje të presidentes Jahjaga e cila po merr pjesë në këtë samit me ftesë të homologes së saj kroate dhe presidentit të slloven, Borut Pahor.

Mysafir i samitit është zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden, ndërsa në samit do të marrin pjesë edhe presidenti i Këshillit të Evropë Donald Tusk, si dhe presidenti i Austrisë Heinz Fischer.

Ky samit grumbulloi liderët e Evropës Juglindore.

Leave a Reply

Your email address will not be published.