Lajmet e fundit
Monitorimi i Mekës gjatë kryerjes së haxhit (Foto)

Monitorimi i Mekës gjatë kryerjes së haxhit (Foto)

Arabia Saudite ka angazhuar një personel prej 100,000 personave në mënyrë që të vëzhgojë pelegrinazhin vjetor të haxhit në Mekë, duke e pamundësuar kryerjen e ndonjë sulmi në një nga vendet me të mëdha në botë të pelegrinazhit, shkruan Daily Mail.

Mbi 3 milionë njerëz nga e gjithë bota pritet të vërshojnë të marten në Qabe, Mina dhe vende të tjera për kryerjen e haxhit, ritual që zgjat përafërsisht pesë ditë.

Ritualet që kryhen aty kanë për qëllim pastrimin nga mëkatet dhe mbjelljen e një fryme solidare dhe vëllazërore. Të gjithë myslimanët obligohen që të paktën një herë gjatë jetës së tyre të kryejnë ritualin e haxhit.

Por, një ngjarje e tillë kërkon prezencë të lartë sigurie. Gjenerali Mansour al-Turki thotë: “Gjithmonë i kushtojmë vëmendje më të madhe kohës së haxhit, pasi ka kërcënime.”

“Jemi shënjestrur nga terrorizmi për vite të tëra, dhe jemi të vetëdijshëm se jemi të shënjestruar ende nga grupet terroriste”, thotë ai.

Brenda qendrës kryesore të Ministrisë së Brendshme, policia monitorin dhjetëra monitorë me pamje nga pothuajse 5,000 kamera të instaluara nëpër Mekë dhe Medinë, dy qytetet më të frekuentuara nga pelegrinët.

“Jemi aktivë, jemi të vëmendshëm”, thotë al-Kurdi, duke iu referuar forcave të sigurisë për t’u marrë me çdo eventualitet.

m4(13) m3(24)

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.