Një tjetër ngjarje alarmuese ka ndodhur këtë mbrëmje, e zhvendosur këtë radhë në Rusi. Një alarm për bombë është dhënë në verilindje të kryeqytetit rus, Moskë.
Mësohet se lajmi është njoftuar nga një telefonatë anonime, sipas së cilës, bomba është vendosur në hotelin “Cosmos Hotel”. Menjëherë pas telefonatës, autoritetet vendase kanë evakuuar personat që ndodheshin në hotel dhe në zonën afër vendit të ngjarjes. Sipas raportimeve, janë evakuuar rreth 1000 persona.
Ndërkohë, policia dhe forcat xhenierë janë vënë menjëherë në mbrojtje të vendit, duke kontrolluar hotelin me qen nuhatës dhe mjete të tjera.