Mëngjeset do të jenë relativisht të ftohta si pasojë e formimit të mjegullës e cila vende-vende do ta zvogëloj dukshëm shikimin horizontal .
Temperaturat minimale do të bien deri -4 gradë Celsius, deri sa ato maksimalet do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius. Edhe ne viset malore do të mbajë mot me diell dhe temperatura të ulëta, meqë pjesa dermuese e tyre janë të mbuluara me borë.
Në fundjavë parashihet të bien temperaturat deri -6 gradë Celsius, kurse maksimalet do të shënojn ngritje të lehta.
Shtypja atmosferike mbetet e lartë dukshëm mbi vlerat e normales. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verilindor, thuhet në njoftimin e IHMK-së