Lajmet e fundit

Moti i keq ka zvogëluar numrin e refugjatëve

Moti i keq dhe i ftohti kanë ndikuar në rënien e numrit të refugjatëve, të cilët kalojnë nga Presheva për në vendet tjera të BE-së.
Me datën 12 tetor, rreth 2 mijë njerëz janë regjistruar në qendrën e pranimit të refugjatëve, transmeton Gazeta Blic.
Sipas zyrtarëve në qendrat e pranimit të refugjatëve ky numër është dukshëm më i vogël në krahasim me muajt e mëparshëm, kur vetëm për një fundjavë kanë arritur të hyjnë më shumë se 10 mijë refugjatë.
Fluksi i refugjatëve pritet të zvogëlohet gjatë stinës së dimrit, ndërsa kalimi nga deti përmes Turqisë për në Greqi bëhet edhe më i rrezikshëm.
Megjithatë, fluksi i emigrantëve drejt vendeve të BE-së është duke vazhduar nga Presheva, të cilët më pas kalojnë për në Kroaci dhe vazhdojnë drejt vendeve të BE-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published.