Moti i keq me shi të dendur dhe stuhi të forta ere ka shkaktuar mbrëmjen e kaluar përmbytje, sidomos në disa zona në jug të vendit. Situata më problematike paraqitet në qytetin e Vlorës, ku disa nga lagjet dhe rrugët kryesore të qytetit janë përmbytur gjatë orëve të natës. Për pasojë, është ndërprerë energjia elektrike në qytet dhe shumë fshatra përreth.
Nga reshjet e shumta të shiut ka patur rrëshqitje të dheut dhe gurëve në aksin rrugor Radhimë-Orikum, duke sjelle bllokimin e qarkullimit.
Situatë problematike paraqitet edhe në qytetin e Fierit, ku lumi Gjanica ka dalë nga shtrati, duke përmbytur banesa, lokale, dyqane të ndërtuara afër tij.
Burime të ndryshme bëjnë të ditur se paraditen e ëe dielës situata po shkon drejt normalizimit.