Lajmet e fundit

Moti i ligë ndërprenë gërmimet në Rudnicë

Në Rudnicë të Serbisë, ku po gërmohej pasi që dyshohej për varrezë masive, janë ndërprerë gërmimet për shkak të reshjeve nga bora dhe shiu.

Drejtori i Departamentit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu, përmes rrjetit social në Facebook, ka njoftuar se në Kizhevak-Rudnicë të Serbisë, sot u ndërprenë gërmimet për të vazhduar të hënën.
“Nderprehen gerrmimet ne Kizhevak -Rudnice te Serbise, per shkak te rreshjeve. Gerrmimet do te vazhdojne te henen. Ekipi i Departamentit te Mjekesise Ligjore kthehet sot gjate dites… Gjate ketyre 10 diteve jane larguar me mijera kubik gure me dy eskavatore, si dhe eshte ne perfundim e siper edhe etazha e dyte e planifikuar”, ka shkruar Gërxhaliu./Kp

Leave a Reply

Your email address will not be published.