Trajneri i Chelsea, Jose Mourinho ka deklaruar se do ta apelojë dënimin prej 50.000 funtave që i ka dhënë ditë më parë Federata e Futbollit të Anglisë.
Portugezi ka thënë se një dënim i tillë është i turpshëm, ndërsa përveç kësaj ai është i dënuar edhe me një ndeshje.
Mohurinho është dënuar për arsye se gjatë ndeshjes së Chelsea me Southmapton, gjyqtari i takimit Robert Madley nuk e kishte referuar një penalti në favor të The Blues.
Mohurinho kishte thënë që gjyqtari u frikësua të jap penalti, gjë për të cilën edhe është dënuar, transmeton Klan Kosova.