Lajmet e fundit

‘Mourinho i mbaruar si trajner’

Jose Mourinho është i rrejshëm, fals dhe trajner i përfunduar, thotë ish-sulmuesi i Chelseat, Adrian Mutu.

Rumuni, i cili aktualisht luan për Pune City në Superligën e Indisë, ka pasur probleme me Mourinhon në vitin 2004, që kulmoi me rumunin e larguar nga klubi për shkak se u testua pozitiv me kokainë.

36 vjeçari akuzon Mourinhon se i mungon aftësia për të menaxhuar lojtarët dhe ka qasje negative ndaj lojtarëve në rast të rënies në formë.

“Ai ka qenë i madh në të kaluarën, por si person, ai është i rrejshëm”.

“Atij i intereson vetëm për veten, dhe nuk i intereson se si ndihen lojtarët e tij. Shkoni dhe flisni me të”.

“Si trajner ai është i përfunduar. Nuk ka kthim prapa për të. Si ktheheni nga kjo formë kaq e dobët? Ju e shihni se si lojtarët e tij duken të pakënaqur. Pse? Ai është arsyeja. Ai nuk mund të flasë me lojtarët ashtu si duhet”.

“Gjëja e parë që ai bën është se ai shkon te lojtari më i madh në ekip dhe tenton ta nervozojë atë”.

“Nuk ka lidhje kush ka qenë, John Terry, Frank Lampard, ai e bën këtë sepse kështu kënaqet. Ai i bën gjërat si do vet dhe ai nuk ndryshon për askënd”, u shpreh Mutu.

Leave a Reply

Your email address will not be published.