Lajmet e fundit
Mourinho insiston se lojtari më i mirë në premier ligë është …

Mourinho insiston se lojtari më i mirë në premier ligë është …

Jose Mourinho insiston se futbollisti më i mirë në ligë është Eden Hazard.

Menaxheri i Chelseat, Jose Mourinho ka mbrojtur lojtarin e tij Eden Hazard pas kritikave të fundit për paraqitjet e tij të dobëta.

Mourinho ka thënë se Hazard është i jashtëzakonshëm dhe lojtari më i mirë në Angli.

“Hazard është lojtari më mirë në Angli. Rooney nuk ka shënuar në 3 ndeshjet e fundit dhe kjo nuk do të thotë që nuk është lojtar fantastik. Eden është lojtari më i mirë në këtë vend”, tha Mourinho gjatë konferencës për media.

“Nuk ka rëndësi paraqitja e tij e dobët dhe huqja e penalltisë ose mos shënimi në 3 ose 4 ndeshjet e fundit. Ai është më i miri. Ai do të jetë më i miri sërish. Nuk e di nëse nesër apo ndeshjen tjetër, por ai do të jetë lojtari i ndeshjes në njërën nga këto dy takime”.

Nesër Chelsea do të ketë punë të vështirë, kur në kuadër të xhiros së 6’ të Premierligës do të takohet me Arsenalin.

Leave a Reply

Your email address will not be published.