Menaxheri i Chelseas, Jose Mourinho ka pranuar se mund të mos e shikojë ndeshjen e skuadrës së tij kundër Stoke City.
Menaxheri i Chelseas, Jose Mourinho ka pranuar se mund të mos e shikojë ndeshjen e skuadrës së tij kundër Stoke City, pasi iu refuzua ankesa për dënimin prej një ndeshje pa e drejtuar ekipin.
“Blues” do të luajnë në Britannia Stadium, dhe Mourinho ka thënë se mund të mos e ndjek takimin.
“Nuk kam plane, ndoshta do të qëndroj në një qosh të rrugës me iPad, nuk e di”, deklaroi ai.
“Nëse nuk mund të kontaktoj me ndeshjen, ndoshta nuk do ta shikoj fare. Nuk mund të kontaktoj me ndeshjen, ku është kuptimi? Livescore? Rezultatet, ndoshta”, u shpreh Mourinho.