Jose Mourinho është i bindur se ai do të mbetet edhe shumë gjatë trajner i Chelseat
Pas humbjes ndaj Liverpoolit, janë rritur gjasat për shkarkimin e tij, por portugezi mendon se ai do të qëndrojë te Blutë e Londrës deri në përfundim të kontratës.
“Kam kontratë edhe katër vite. Në fakt kanë mbetur 3 vite e 7 muaj, qashtu diçka. Kështu që kam kohë t’i rregulloj gjërat”, u përgjigj Mourinho në konferencën për media para ndeshjes me Dinamo Kievën në Ligën e Kampionëve. /Express